Metro

Vonon dekorimi i kryeqytetit për festat e fundvitit

Vonon dekorimi i kryeqytetit për festat e fundvitit
Foto: Koha / ilustrim
 

Edhe pse festat e fundvitit po ofrohen, Prishtina ende nuk është dekoruar.

Adonis Tahiri, zëdhënës i komunës së Prishtinës i ka thënë RTK-së se kanë përfunduar procedurat e tenderimit, është përzgjedhur kompania por për shkak se kompania e dytë ka bërë ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit, ky proces është vonuar. Sipas tij, tashmë varet se kur OSHP do të shqyrtojë ankesën.