Komisioni i Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike “Stacioni i Autobusëve” në Prishtinë ka vendosur të shkarkojë bordin e kësaj ndërmarrjeje.
Në një njoftim të komunës së Prishtinës theksohet se janë caktuar anëtarët e rinj të këtij bordi.
Kjo është bërë “në mënyrë që të vazhdohet me reforma”.
Anëtarët e rinj të bordit, janë:
1. Faton Raçi
2. Anita Morina Saraqi
3. Afërdita Syla Ismaili
4. Fatmir Morina