Metro

Rugova i reagon Ahmetit, thotë se po përdor taktikat serbe me “shqiptarët e ndershëm”

Rugova i reagon Ahmetit, thotë se po përdor taktikat serbe me “shqiptarët e ndershëm”
Foto: FB/yll.rugova / ilustrim

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në Rubikon të KTV-së sonte tha se do t’i shkarkojë dy nga 3 drejtorët e ish-partisë së tij, Vetëvendosjes.

Ai tha se do t’i shkarkojë Arben Vitinë e Shëndetësisë dhe Nora Kelmendin e Kadastrit, por tha se me Yll Rugovën, Drejtorin e Kulturës, do të bisedojë për të parë nëse ai dëshiron të vazhdojë të ushtrojë postin e tij pasi që, siç tha Ahmeti, Rugovën e kishte ftuar vetë për të hyrë në listë.