Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fshati Shkabaj edhe sot pa ujë, këtë herë për shkak të rrëshqitjes së dheut mbi gypa

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njofton konsumatorët e fshatit Shkabaj, se duke filluar nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme sërish mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm.

Por, kësaj radhe thotë se është për arsye tjetër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

LEXO EDHE: Fshati Shkabaj s’do të ketë ujë 25 orë

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm, sipas tyre, është rrëshqitja e dheut mbi gypin e ujësjellësit nga një Investitor i cili është duke u marrë me ndërtime të larta të banesave.

"Në këtë rast, investitori në fjalë duhet të jetë i obliguar nga komuna e Prishtinës që të bëjë sanimin e defektit dhe të jetë në shërbim të qytetarëve në mënyrë që sa më shpejtë t'u rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm", thuhet në njoftim.

Pavarësisht dëmtimeve të tilla, meqë ujësjellësi u ka bërë disa herë thirrje publike investitorëve që të jenë më të kujdesshëm gjatë realizimit të projekteve të tyre ndërtimore, ekipet e ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe të përgatitur mirë që të ndihmojnë në sanimin e defektit në fjalë.

Shembja e dheut mbi gypin e ujësjellësit është në rrugën "Gjergj Balsha" në lagjen Arbëria në Prishtinë.

{gallery}