Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lekaj: Qeveria i mbështet projektet infrastrukturore të Prishtinës

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj dhe kryetari i Prishtinës Shend Ahmeti, kanë mbajtur një konferencë shtypi, të enjten, pas një takimi në zyrat të Komunës, shkruan sot Koha Ditore.

“Qeveria do t’i investojë një mori projektesh infrastrukturore, disa nga të cilat do t’i financojë tërësisht ministria, e disa të tjera do t’i bashkëfinancojë me Prishtinën”, kanë deklaruar, ministri i, Pal Lekaj dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti pas një takimi në zyra të Komunës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lekaj ka theksuar se qeveria Haradinaj është e përkushtuar që të ndryshojë pozitivisht qasjen karshi Komunës së Prishtinës dhe t’i koordinojë punët për infrastrukturën në kryeqytet me Planin Zhvillimor të Komunës, para se ta miratojë buxhetin për vitin e ardhshëm.

zotuam para kryetarit se do të bashkëpunojmë në interes të qytetarëve të Prishtinës, sepse ne i japim rëndësi të veçantë kryeqytetit. Kështu, do ta mbështesim ndërtimin e urës në Veternik, e cila duhet të përfundojë në afatin sa më të shkurtër, të mundshëm, por edhe ndërtimin e rrugës ‘A’”, ka thënë Lekaj para gazetarëve....(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)