Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës janë duke shikuar mundësitë për realizimin e projektit “Unaza e Prishtinës” në partneritet me ndërkombëtarët.
Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, të martën, në një konferencë të përbashkët për media, kanë thënë se tashmë e kanë një opsion që të ecin me këtë projekt, i cili, sipas tyre, është projekti më i madh infrastrukturor dhe investiv, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ky projekt i cili është konceptuar që nga viti 2004, nuk ka arritur të realizohet as pas 14 vjetësh. Për këtë, kreu i Prishtinës, Ahmeti ka thënë se në takim me kryeministrin Haradinaj kanë diskutuar për mënyrën që ky projekt të bëhet me bashkëfinancim nga Komuna e Prishtinës dhe Qeverisë, por edhe në partneritet me ndërkombëtarët qoftë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) apo edhe me bankat e tjera investive.
Gjatë takimit, sipas tij, është diskutuar edhe për Ligjin për Prishtinën, pasi siç ka thënë Qeveria është e interesuar që sa më shpejt të shkojë edhe në lexim të dytë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Pas takimit me Ahmetin, Haradinaj përmend ndihmat që i dha Prishtinës
-
Lekaj: Qeveria i mbështet projektet infrastrukturore të Prishtinës
-
BERZH-i pranon negocimin për financimin e Unazës së Kryeqytetit, thotë Ahmeti
-
Unaza e kryeqytetit projekti më i madh që Qeveria synon ta realizojë me ndihmën e BERZH-it
-
Haradinaj e Ahmeti pajtohen për Pallatin e Rinisë, flasin edhe për Unazën