Boksieri shqiptar Muhamet Qamili ka arritur në finale të turneut WBC Grand Prix që po mbahet në Riad të Arabisë Saudite.
Qamili, që garon në kategorinë pendël në boks profesionist, të dielën në gjysmëfinale e mposhti me nokaut në raund të parë francezin Yoni Valverde Jr.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQamili 25-vjeçar, që karrierën e zhvillon në Itali, në boksin profesionist ka 16 fitore (7 KO) dhe një barazim. Francezi Valverde Jr pësoi humbjen e parë pas 16 fitoreve rresht.
Ai në turneun në Arabi Saudite i ka kaluar katër pengesa. Në finale do të përballet me meksikanin Brandon Mejia Mosqueda (12-0).
WBC Grand Prix po mbahet për herë të parë, ndërsa është duke u zhvilluar në katër kategori (pendël, super të lehtë, të mesme dhe të rëndë).