Refki Suma, kandidat i pavarur, synon mandatin e katërt në krye të Komunës së Hanit të Elezit.
Ai në debatin Zgjedhjet në Kohë në kuadër të emisionit “60 Minuta”, tha se janë qytetarët dëshmitarë të punëve të mira që janë bërë.
Ai tha se në mandatin e ardhshëm, sidomos në vitin në vijim prioritet do të kenë projektet ekzistuese.
“Duhet kushtuar vëmendje projekteve ekzistuese, siç është ndërtimi i shtëpisë së kulturës e që ka kushtuar mbi një milionë euro. Jemi në përfundim, vitin tjetër duhet bërë inventarizimi. Kemi edhe projekte të tjera”, tha Suma.
Ai tha se në komunën që qeverisë tash e 12 vjet nuk ka asnjë rrugë të paasfaltuar.
“Do të vazhdojmë me shtrimin e kubëzave nëpër disa rrugica, Hani i Elezit ka përfunduar të gjitha rrugët me asfalt, eventualisht mund të punojmë në lidhjen e fshatrave, kemi rregulluar të gjitha kanalizimet”, ka thënë ai.
-
Suma shpalos planet për arsimin
-
Ballazhi akuzon Sumën se s’ka qenë asnjëherë kandidat i pavarur
-
Kurti nga Hani i Elezit akuzon kryetarin aktual, mbështet kandidatin e pavarur Refki Suma
-
AAK-ja në Han të Elezit e mbështet Rufki Sumën si kandidat për kryetar
-
Ballazhi: Prioritet në Han të Elezit do të jetë ujë i pijshëm