Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lokalet 2021

PDK-ja në Lipjan nënshkruan koalicion me PDAK-në dhe Partinë Liberale

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan e udhëhequr nga Hyzer Rizani, gjatë ditës ka nënshkruar marrëveshje të koalicionit me Partinë Demokratike të Ashkalive dhe me Partinë Liberale të Kosovës.

Ditë më parë ky subjekt ka nënshkruar marrëveshje edhe me subjektin Nisma Socialdemokrate.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas marrëveshjeve të nënshkruara të gjitha këto subjekte do ta përkrahin kryetarin e PDK-së, Hyzer Rizani, për zgjedhjet e 17 tetorit.

Nëpërmjet një komunikate, PDK-ja ka thënë se të gjithë aktivistët e këtyre partive po kontribuojnë për koalicionin, ndërsa nga PDAK-ja janë shprehur se bashkëpunimi është “vazhdim i traditës si aleate të PDK-së”.