Oborri i shtëpisë së kulturës në Malishevë, ishte vendi nga ku Nisma Socialdemokrate ka nisur zyrtarisht fushatën zgjedhore në këtë komunë.
Vonesa e liderit të partisë, Fatmir Limaj, shërbeu që aktivistët e të ftuarit të bënin përgatitjet e fundit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë njërën karrige ishte vendosur edhe një kuti me maska, por jo të gjithë pjesëmarrësit kujtoheshin që maska është obligim edhe në ambiente të hapura.
Nuk mungoi as kryetari aktual i Malishevës, e që është nga Nisma, Ragip Begaj.
E duartrokitjet ishin të pashmangshme, kur pas më shumë se 30 minutash vonesë erdhi Fatmir Limaj së bashku me kandidatin e për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati.
Ai duke i dhënë lëvdata kryetarit aktual, ka shpalosur disa nga pikat e programit të tij, duke shpjeguar edhe domethënien e sloganit të tyre.
Fatmir Limaj ka thënë se Malisheva ka ndryshuar me qeverisjen nga partia e tij. Ka shtuar se Malisheva është komuna që më së miri e ka menaxhuar pandeminë.
Limaj nuk la pa e përmendur as kohën e luftës në Kosovë e Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Në këtë aktivitet janë prezantuar edhe mbi 30 kandidatët për asamblenë komunale për Komunën e Malishevës.