Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lokalet 2021

Kronika Zgjedhore / Me shkelje të masave ka vazhduar fushata e Haradinajt në Prishtinë

Kandidati i AAK-së për kryeqytetin, Daut Haradinaj, ka premtuar dyfishim të shkollave dhe çerdheve. E, në mbështetje të Ardian Gjinit këtë të mërkure ishte kreu i partisë Ramush Haradinaj.

20 minuta me vonesë e ka filluar fushatën kandidati për Prishtinën, Daut Haradinaj.

Aty nuk u zbatuan masat anti-COVID, pati qytetarë pa maska e nuk u respektua distanca, dukuri kjo që ka nisur të shpeshtohet ditëve të fundit.

Haradinaj vonesën e tij e arsyetoi duke kritikuar pushtetin aktual se nuk ka arritur ta zgjidhë problemin e trafikut, e kritika pati edhe për moszgjidhjen e problemit të qenve endacakë.

Kandidati i AAK-së ka thënë se me të në krye të Prishtinës do të rritet buxheti e do të zbatohet ligji.

“Për me i zgjidh të gjitha këto ne jemi mundu që të inkorporojmë në programin tonë, një program i cili parasheh edhe të hyrat e planit buxhetor të pushtetit lokal, një program që parasheh zbatimin e ligjit për kryeqytetit, një program që parasheh decentralizimin e pushtetit”.

Edhe Kronika Zgjedhore/ Haradinaj: Nën qeverisjen time, komuna juaj do të jetë për ju Lokalet 2021 Kronika Zgjedhore/ Haradinaj: Nën qeverisjen time, komuna juaj do të jetë për ju

Gjithashtu, ai ka premtuar dyfishim të shkollave dhe çerdheve në Prishtinë.

“Një program që parasheh minimum dyfishimin e shkollave dhe çerdheve në kryeqytet sepse një prind i ri sot ballafaqohet me më shumë sfidë se kurrë më parë se ku do t’ a regjistrojë fëmijën e vet në çerdhe, detyrohet të udhëtojë me kilometra prej një lagje në lagje”.

E, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka dhënë përkrahje në fushatë kandidatit për Gjakovën, Ardian Gjini.

Ai ka premtuar plane dhe projekte të reja për banorët e Gjakovës.

“Edhe për periudhën e ardhshme katërvjeçare janë përgatitur plane e projekte me rëndësi për jetën e juaj, për qytetin e juaj që Gjakova të marrë fuqi jo vetëm në vendin e vet, por në gjithë vendin”.

Gjini ka vizituar disa fshatra ku ka premtuar përmirësim të infrastrukturës.

Edhe Kronika Zgjedhore/ AAK-ja në Prishtinë pretendon se ka kthyer nga vetja qindra votues të VV-së Lokalet 2021 Kronika Zgjedhore/ AAK-ja në Prishtinë pretendon se ka kthyer nga vetja qindra votues të VV-së

“Vitin e ardhshëm rrugët duhet me i mshelë ç’a janë mbetë do…mirëpo jemi tuj u forcu me financa shumë jemi tuj dal mirë sivjet”.

E kandidati për Rahovecin, Smajl Latifi, ka premtuar rregullim të sistemit të ujitjes për bujqit, projekt për të cilin, sipas tij, do të bashkëpunojnë me donatorë të jashtëm dhe me qeverinë.