Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka thënë se po që se bëhet kryetar pas zgjedhjeve lokale të tetorit, synim i tij është ndërtimi i një pishine në parkingun prapa Pallatit të Rinisë.
“Kur është filluar ndërtimi i këtij kompleksi të madh ka qenë e planifikuar këtu pishina olimpike. Janë edhe platotë e ulëseve për shikues. Ka qenë projekt i përfunduar e siç duket në mungesë të fondeve e prishjes së raporteve...”, ka thënë ai në emisionin për zgjedhjet në KTV.
Sipas tij, çështja e parkingut që gjendet aty mund të rregullohet me ndërtimin e parkingjeve nëntokësore e mbitokësore, “që nuk marrin hapësirë”.
Artikuj të ngjashëm
-
Kronika Zgjedhore/ AAK-ja në Prishtinë pretendon se ka kthyer nga vetja qindra votues të VV-së
-
Kronika Zgjedhore / Me shkelje të masave ka vazhduar fushata e Haradinajt në Prishtinë
-
Haradinaj premton spital rajonal për Prishtinën e tri nënkalime në pjesën e sheshit
-
Haradinaj optimist: Synojmë ta fitojmë Prishtinën
-
Nis fushata për zgjedhjet lokale, Haradinaj premton spital rajonal të Prishtinës