Lokalet 2021

LVV-ja në Lipjan inicion procedurë për shpifje e fyerje ndaj dy faqeve të rrejshme

 

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Lipjan, ka iniciuar rast në Polici ndaj dy faqeve të rrejshme në “Facebook” të cilat sipas këtij subjekti kanë fyer kandidatin për kryetar të komunës Adnan Rrustemi. Njëra nga këto faqe kishte shkruar se “Pasi humbi edhe në fshatin e tij, Adnan Rrustemi, i LVV-së iu tregon gishtin e mesit qytetarëve të Lipjanit”.

Kjo ka nxitur reagimin e LVV-së me arsyetim se fotografitë e publikuara nëpër rrjete sociale janë të montuara me qëllim të keq.