Lokalet 2021

Diaspora e vendosur të votojë fizikisht shkaku i vështirësive në aplikim

 

Pavarësisht rritjes së numrit të mërgimtarëve të interesuar për të votuar në zgjedhjet komunale, institucionet nuk kanë bërë asnjë hap për t’ua lehtësuar atyre këtë proces. Ata, edhe kësaj radhe janë përballur me procedurat e shumta të aplikimit. Derisa disa prej mërgimtarëve që në zgjedhjet e kaluara u është refuzuar aplikimi, për zgjedhjet e 17 tetorit kanë vendosur që të udhëtojnë për në Kosovë për të votuar fizikisht.

Pamundësia që të votojë me postë nga Zvicra në dy palë zgjedhjet e kaluara ka bërë që mërgimtari Hilmi Gashi të mos jetë në mesin e 15 mijë mërgimtarëve që pritet të votojnë për zgjedhjet e 17 tetorit.

Për pasojë, ai thotë se do të detyrohet që të bëjë rrugë nga shteti zviceran për të votuar fizikisht në Kosovë.