Lokalet 2021

Kronika Zgjedhore/ AAK-ja premton mbështetje për lehonat në Rahovec e ulje të papunësisë në Podujevë

 

Virtualisht ka vazhduar edhe sot fushata e kandidatëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Nga kjo parti në Rahovec është premtuar më shumë mbështetje për nënat e reja. Ndërkohë kandidati për Podujevën, Besnik Tahiri, e ka publikuar programin e tij qeverisës. Ulja e papunësisë dhe zhvillimi ekonomik janë në mesin e premtimeve të tij.

Me premtim për rritje të shumës në përkrahje të nënave të reja e ka vazhduar fushatën digjitale kandidati i AAK-së për Rahovecin.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Smajl Latifi ka thënë se deri më tani ato janë përkrahur me nga 200 euro, teksa synohet që kjo shumë të dyfishohet.