Lokalet 2021

LDK-ja fajëson qeverisjen aktuale për degradimin e shkaktuar nga hidrocentralet

Descriptive Text

Kandidatja e LDK-së për kryetar të Deçanit, Hyrie Dobruna, ka fajësuar qeverisjen aktuale për degradimet e shkaktuara në Deçan shkaku i hidrocentraleve.

Ajo ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka bërë marrëveshjet me kompaninë për ndërtimin e hidrocentralit. Dhe se duhet të marrë përgjegjësi për situatën e krijuar.

“Para se të tregojmë se çfarë duam të bëjmë, duhet të identifikojmë shkaktarët e këtij degradimi. Besoj se shkaktari dihet. E njëjta qeverisje është në Deçan qe 19 vjet e gjysmë. Këtë investitor e ka sjellë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan. Ka bërë marrëveshje me ata për ndërtimin e këtij hidrocentrali. E kemi pasur një listë të detyrimeve që kompania ka pasur të kryejë ndaj Deçanit nëse e merr lejen për operim, e kurrë nuk është futur në funksion. Duhet përgjegjësinë ta marrë qeverisja e kaluar. Nëse marrin meritat për punët e mira, atëherë duhet edhe për këtë të dihet se kush është shkaktari e fajtori. Po të qeverisnim ne në atë kohë ne në atë kohë nuk do të ndodhte, siç nuk ka ndodhur në Pejë. Më mirë është të mos ketë fare investim, sesa investim të keq. Nuk është shembull i vetëm në Deçan. Kemi mjaftueshëm shembull, dhe shpesh të thonë se ai nuk është për zhvillimin e Deçanit e se nuk do këtë investim a atë, duke mos e menduar se deri ku mundesh me ardhur me këto lloj investimesh”, ka thënë Dobruna për “Zgjedhjet në KOHË” – Debati për Deçan.