Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Zbuloni arsyet pse duhet të hani kos

Kosi është një nga ushqimet e bulmetit më të konsumuara. Ai nuk bëhet kurrë i mërzitshëm, sepse mund të kombinohet në mënyra e shije të ndryshme.

Kosi mund të hahet me të ëmbla dhe të kripura, në mëngjes, drekë apo edhe darkë për një vakt të lehtë. Kosi është i pasur me kalium, kalcium, magnez, vitaminë B2 dhe B12.

Sistemi tretës
Kosi përmirëson tretjen dhe konsumi ditor i tij veçanërisht në mëngjes, mbron sistemin tretës nga toksinat dhe bakteret. Ai qetëson sistemin e rënduar nga inflamacioni dhe dëmet e shkaktuar prej tij.

Imuniteti
Kosi ka aftësinë të mbrojë imunitetin dhe ta bëjë atë më të fortë. Imuniteti është më i fortë sepse kosi përmban minerale të dobishme si zinku, magnezi dhe seleniumi.

Tensioni i lartë i gjakut
Kaliumi te kosi ndihmon në eliminimin e kripës së tepërt nga organizmi. Në këtë mënyrë, kosi ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe shëndetin e zemrës.

Edhe Dietologët tregojnë çfarë duhet të hani në mëngjes për energji gjatë gjithë ditës Lifestyle 1 j. më parë Dietologët tregojnë çfarë duhet të hani në mëngjes për energji gjatë gjithë ditës

Infeksionet
Kosi është veçanërisht një aleat i grave, sepse parandalon mykun dhe infeksionet në organet gjenitale. Kosi përmban lactobacile, baktere që frenojnë rritjen e infeksioneve dhe mykut.

Kockat
Një filxhan me kos përmban 275 mg kalcium. Për këtë arsye nëse e konsumoni që në mëngjes, u keni dhënë kockave forcën e duhur.

Bakteret e këqija
Kosi përmban probiotikë që eliminojnë mikro-organizmat nga sistemi tretës. Nëse vuani nga fryrjet në stomak ose diarea, është e këshillueshme që të hani kos që në mëngjes.

Kos pas aktivitetit fizik
Proteina tek kosi i jep muskujve aminoacidet që u duhen për tu rimëkëmbur pas një aktiviteti të caktuar fizik. Pas këtij të fundit, energjia e trupit është në rënie dhe kosi e rikthen atë.

Alergjitë
Foshnjat e grave shtatzëna që konsumojnë kos rregullisht, janë më pak të prekur nga alergjitë, thotë një studim mbi rolin e kosit. Sipas studimeve, fëmijët që ushqehen me kos rregullisht janë më pak të rrezikuar nga infeksionet dhe alergjitë.

Edhe Pesë ushqimet më të mira për t’i mbrojtur eshtrat nga plakja Lifestyle 1 j. më parë Pesë ushqimet më të mira për t’i mbrojtur eshtrat nga plakja

Rënia në peshë
Kosi përmban pak kalori. Për më tepër, falë konsumit të tij, qelizat e yndyrës prodhojnë më pak kortizol, gjë që e nxit organizmin humbasë më shumë kilogramë.

Kaviteti
Kosi i mbron dhëmbët nga kaviteti. Ai përmban acid laktik që i mbron mishrat e dhëmbëve nga mbetjet ushqimore dhe bakteret. / AgroWeb