Rezultatet e hulumtimeve të fundit tregojnë se pajisjet elektronike të dizajnuara për duhan janë të këqija për zemrën ashtu sikurse edhe cigaret e zakonshme.
Studiuesit gjatë eksperimentit ekspozuan minjtë ndaj kësaj pajisjeje dhe funksionet e enëve të tyre të gjakut u zvogëluan deri në 60 për qind, transmeton ksp.
Kjo është pothuajse e njëjtë si te njerëzit, ku dihet se cigarja e zakonshme zvogëlon funksionin e enëve të gjakut me 62 për qind.
Funksioni i enës së gjakut përcaktohet nga vlerësimi i aftësisë së saj për t’u zgjeruar si përgjigje ndaj rritjes së qarkullimit të gjakut dhe paraqet një masë të shëndetit të zemrës.
Pajisjet popullore elektronike nxehin duhanin në vend se ta djegin, duke eliminuar substancat e dëmshme që hyjnë në cigare të zakonshme. Megjithatë, ndryshe nga cigaret elektronike, patentat e duhanit kanë nikotinë për të përmbushur dëshirën e konsumatorit.
Rezultatet e hulumtimit u prezantuan në kongresin e Asociacionit Amerikan të Kardiologjisë në Anaheim, Kaliforni.
-
Studimi: "Vaping" edhe pa nikotinë ndikon në funksionin e enëve të gjakut
-
Ndikimi i cigareve elektronike në enët e gjakut
-
Cigaret elektronike, të rrezikshme për zemrën
-
Ish-duhanpirësit që përdorin cigare elektronike më të rrezikuar nga kanceri në mushkëri
-
Cigaret elektronike po shkaktojnë dëm të pakthyeshëm në shëndetin e fëmijëve