E kush nuk ka të paktën një palë xhinse në dollap!
Xhinset janë një veshje e domosdoshme, pasi janë praktike, të gjithanshme, transformuese dhe nuk dalin kurrë nga moda.
Ato mund të ndryshojnë formë dhe stil, por janë gjithmonë një prej veshjeve më të kërkuara dhe praktike për të gjithë.
Pranvera e këtij viti bën përjashtim dhe nuk heq dorë nga veshja blu xhenoveze, transmeton Shqip raportimin e medieve.
Dhe pikërisht në vendin ku ka lindur është organizuar panairi i Parmas, ku janë prezantuar modele të ndryshme. Edhe shtëpitë e mëdha të modës e kanë xhinsin kryefjalë në mjaft koleksione të tyre.
Edhe
“Xhubleta: pëlhurë dhe histori” – si rilexim elegant i trashëgimisë
Prejardhja e fjalës xhinse iu atribuohet më së shumti italianëve. Në këtë diskutim historik, italianët marrin përsipër pjesën e tyre. Fija e pantallonave ishte krijuar më parë në Genova dhe eksportohej jashtë shtetit. Fjala “Jeans” vjen nga fjala “Genes”, që është termi që italianët i drejtoheshin xhenovezëve.
Xhinset si fillim ishin pjesë e veshjes së klasës punëtore si rroba pune, mirëpo sot janë ndër veshjet më në modë dhe të kërkuara.
Ato nuk i shpikën stilistët, por Ishin një simbol rebelimi në vitet e kundërshtimit. Hipitë grisnin xhinset si shenjë revolucioni, të ndarjes me të shkuarën. Më pas erdhën punk me pantallona të ngushta dhe xhaketa xhins pa krahë. Grisja i rezistoi ndryshimit dhe u bë një trend për të gjithë.
Është e vështirë të gjesh një datë të saktë kur nisi grisja e xhinseve, por një gjë është e ditur lulëzimin e tyre e patën në vitet ’80.
Tendenca e këtij viti propozon veshjet komplet me xhins, pra xhaketa dhe pantallona xhinse, por edhe kominoshe xhins. Kominoshet duket se janë një prej tendencave të kësaj pranvere. Xhinset me bel të lartë vijojnë të jenë në modë, por edhe këmishët xhins do të jenë tendencë e kësaj pranvere.
Edhe
Tokio u lejon burrave të veshin pantallona të shkurtra në punë, gratë ankohen për “qimet e këmbëve”
Veshjet xhins kanë një avantazh, ato mund të kombinohen lehtësisht dhe të dukeni shumë ‘klasë’ gjithmonë.
{gallery}