Lifestyle

Xhinset, modelet më cool të 2018

I domosdoshëm, i përjetshëm dhe më i lehti për t’u veshur e për t’u kombinuar pothuajse në të gjitha rastet.

Xhinset janë një veshje prej së cilës ne nuk do të heqim kurrë dorë.

Trendet për vitin 2018, transmeton atsh, konfirmojnë klasikët e mëdhenj, të tillë si skinny xhins, cropped apo ato të bardhë.

Skinny xhins: janë më të lehtat për tu kombinuar, duke qenë të ngushta ato theksojnë format tuaja.

Ata që janë xhins i qartë janë mjaft të rehatshme edhe për në përditshmëri, sidomos kur kombinohen me ndonjë bluzë sportive me shkronja. Të errtat do të dukeshin mirë me një xhaketë e një këmishë për të shkuar në zyrë. Në të dyja ratstet, beli i lartë është një plus për të qenë më elegante.

Si këmbë elefanti: ekzistojnë edhe ato modele të viteve shtatëdhjetë. Ata janë cool sepse të lejojnë të përziesh shijet hippy me diçka më elegante. Pjesa e tyre që hapet nga gjuri e poshtë ju lejon të tregoni edhe këpucët, duke i bërë ato edhe më të përshtatshme.

Boyfrend xhins: një zgjedhje e përkryer nëse ju pëlqejnë veshjet e rehatshme. Me një bel të butë dhe të lirshme, ato do ju tregojnë një profil të rregullt. Mjafton vetëm t’i palosni pak nga fundi. Mund t’i kombinoni me këmisha over size, apo me ndonjë bluzë stil hip-hop.

Xhinset e bardha: trendi i vitit 2018 sjell në vëmendje xhinset e bardha, apo ato me nuanca të lehta. Kështu i jep fund njëherë e mirë tabusë se ato mund të vishen vetëm në verë, pasi tashmë do të bëhen një domosdoshmëri edhe për në dimër.

E gjitha me xhins: nëse jeni të dashuruara pas xhins-it, mos e kufizoni veten pasi tendencat na lejojnë të vishemi nga koka te këmbët me xhins.

Cropped xhins: janë ndoshta risia më e madhe që ka sjellë xhins, duke i bërë kështu ato të duken më afër origjinës së rrugës, por duke ruajtur edhe rafinim. Ata janë mbi kyç dhe të prera.

Të përkryera për t’u veshur me këpucë të ulta apo atlete.