Në Mbretërinë e Bashkuar, tani po lejohen ushtrimet dhe relaksimi në natyrë, tre shkrimtarë ia kanë mësyrë ambienteve të jashtme për të eksploruar lirinë që u ka munguar shkaku i izolimit në shtëpi.
Çiklizmi në Malet e Zeza
Qëkur filloi izolimi, tash e dy muaj, nuk e kam lënë çiklizmin anash përveç disa udhëtimeve të shkurtra me fëmijët e mi të vegjël dhe disa blerje për shtëpi. Ashtu si shumë çiklistë, iu drejtova një biçiklete statike në mënyrë që të mbaja këmbët në lëvizje. Megjithatë, është një zëvendësues i dobët. Po, ju uleni në shalë, mbani shiritat e dorës dhe lëvizni pedalet, por këtu përfundon e tëra. Në vend të pamjeve të natyrës nga ngasja e biçikletës, duhet të duroni pedalimin e kotë, djersitjen dhe një mërzitje të thellë shpirtërore. Trajnerët në shtëpi ofrojnë, kurse online dhe kanë një shfaqje virtuale të rrugëve, maleve për t'i ngjitur dhe njerëz të tjerë për të garuar me ta, por kurrë nuk krahasohet me çiklizmin në realitet.
Në Uells, masat e parandalimit të pandemisë nënkuptojnë se tani mund të ushtrojmë më shumë se një herë në ditë. Vuaja të dilja me biçikletë. Ende na kërkohet të qëndrojmë brenda vendit (ndryshe nga Anglia), por unë jetoj në buzë të Maleve të Zeza dhe ka shumë pamje të shkëlqyeshme afër shtëpisë sime. Pas disa javësh, me një trajner statik, përjetova çdo ndjesi të qenit në lëvizje. U mbërtheva në kthesat e mia dhe u ngrita nga shala në ngjitje, duke tundur biçikletën mbrapa dhe me radhë. Në krye të secilës kodër ndalova të marrë pamjen, duke shtrirë sytë drejt horizontit.
Këtë vit këto pamje nuk po shihen shumë. Kështu që ishte një gëzim për të hipur në një skaj të gjerë dhe të shijoja tërë bukurinë e natyrës së pranverës. Krahasuar me marsin, tani është rritur numri i qengjave në fusha. Pemët madhështore, lisat e gjatë, miqtë e vjetër që i kam përshëndetur për herë të fundit, të gjitha këto pamje më mungojnë...
-
Biçikletë dhe akullore, Tuchel tregon si po e përballon stresin e Botërorit
-
Gjithnjë e më nxehtë – klima e re e Evropës
-
Pesë minuta lëvizje në orë mund të rrisin performancën në punë
-
Ushtrimet japin më shumë efekt kur bëhen në kohën e duhur
-
Ushtrimet më të shëndetshme janë ato të shkurtra e me intensitet