Ndonëse është e vërtetë që vitamina C mund të ndihmojë në mbështetjen e sistemit imunitar, kjo nuk është e gjitha për të cilën ajo është e mirë. Përveç imunitetit, vitamina C është e njohur për mbajtjen e lëkurës të freskët dhe rinore, si dhe për mbështetjen e shëndetit mendor.
Ekspertët shëndetësorë shpjegojnë se arsyeja kryesore pse vitamina C është një stimulues i humorit, është ngase është thelbësore për prodhimin e neurotransmetuesve në tru. Dopamina është një kimikat ‘i lumtur’ i trurit që na bën të ndihemi energjikë dhe luan rol jetik në kënaqësinë dhe sistemet e shpërblimit të trurit. Sipas tyre mosmarrja e mjaftueshme e vitaminës C mund ta shkaktojë uljen e niveleve të dopaminës. Studimet shkencore tregojnë gjithashtu se vitamina C ndihmon në konvertimin e dopaminës në një neurotransmetues tjetër të quajtur norepinefrinë. Kur nivelet e norepinefrinës janë të ulëta, mund të çojë në ndjenjën e depresionit ose ankthit.
Një mënyrë tjetër se si vitamina C lidhet me humorin është sepse ajo ndikon në nivelet e energjisë. Kur trupi është i irrituar, kjo shkakton stres në trup prandaj kërkon energji për ta mbrojtur dhe luftuar inflamacionin. Pra, kur inflamacioni reduktohet, mund të prisni që energjia juaj të përmirësohet gjithashtu.
Vetëm një portokall përmban 82 miligramë vitaminë C, vlera e mjaftueshme e konsumit për një ditë të plotë. Një spec zile ka 342 miligramë, një porcion me lakra të Brukselit i ka 85 miligramë dhe një porcion brokolli i ka 89 miligramë vitaminë C.
Mbani mend, kur hani ushqime të pasura me vitaminë C, i gjithë trupi juaj do të përfitojë, përfshirë këtu edhe trurin.