Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Vetmia mund të ketë ndikim negativ në proceset e trurit

Foto: Ilustrim

Njerëzit janë qenie sociale, ndërsa shkenca ka dëshmuar se vetmia mund të ketë ndikim negativ në shëndetin psikik. Në studimin e ri është konstatuar se vetmia mund t’i çrregullojë proceset kimike në tru.

Ekipi i shkencëtarëve në California Institute of Technology, të udhëhequr nga prof. David Andersen, e trajtoi këtë temë duke i studiuar minjtë të cilët janë kafshë shumë sociale.

Në studimin e tyre, ata i izoluan minjtë për dy javë dhe vëzhguan se si do të sillen ata gjatë stimujve negativë, transmeton Koha.net. Minjtë treguan agresivitet të rritur dhe reagime negative ndaj stimujve edhe kur situata e rrezikshme përfundoi.

Shkencëtarët nuk mundën as t’i kthenin minjtë e izoluar në strehimin e përbashkët sepse ata filluan t’i sulmonin të tjerët. Ata vunë re se gjatë kohës së izolimit ka pasur një rritje të peptideve tahikinin 2/neurokinin B për të cilat besohet të jenë përgjegjëse për reagime më të forta tek kafshët e izoluara.

“Kemi zbuluar se Tac2/NkB rriten në tru tek minjtë dhe atë në zonat që janë të lidhura me sjellje të ndryshme nën stres si dhe në fusha që lidhen me agresionin”, tha Anderson.

Çdo rajon i trurit që është i ndjeshëm ndaj stresit tregoi rritje të prodhimit të neuropeptidit Tac2/NkB kur minjtë ishin të izoluar nga anëtarët e tjerë të species së tyre.

Edhe Ushtrimet fizike nuk forcojnë vetëm muskujt, ato ndryshojnë edhe trurin Lifestyle Ushtrimet fizike nuk forcojnë vetëm muskujt, ato ndryshojnë edhe trurin

Kur Anderson ua injektoi minjëve osanetantinën (receptor antagonist), ai zbuloi se minjtë silleshin si ata që u pikëlluan për miqtë e tyre. Sigurisht, minjtë nuk mund të tregojnë nëse osanetantina ua kishte lehtësuar vetminë, por sipas sjelljes së tyre, shkencëtarët arritën në përfundimin se ata nuk e ndienin ndikimin e izolimit social dhe se mund t’u ktheheshin minjve të tjerë.

Një studim të ngjashëm Anderson e kreu në mizat e verës. Shkencëtarët besojnë se njerëzit e kanë një sistem të ngjashëm sinjalizimi Tac2. Osanetantin u tregua i sigurt për përdorim tek njerëzit, por përpjekjet për ta shëruar psikozën me ndihmën e tij nuk u treguan të suksesshme.

Në këtë rast, ai mund të jetë efektiv në trajtimin e pasojave negative të izolimit social. Megjithatë, çështja është nëse ilaçet mund ta zëvendësojnë komunikimin e vërtetë shoqëror dhe të mirat që vijnë nga miqësia.