Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Vetitë e susamit

Susami është një nga bimët më të vjetra të kultivuara në botë.

Ai është burim i mirë i kompleksit B të vitaminave, siç janë niacina, acidi folik, vitaminaB1, vitamina B6 dhe riboflavina.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vaji i susamit është treguar efikas edhe te ulja e tensionit të gjakut.

Shkencëtarët kanë konstatuar që përfshirja e vajit të susamit në ushqimin e përditshëm ul tensionin sistolik dhe diastolik dhe redukton peroksidimin lipid. Për shkak të sasisë së madhe të vitaminës E, vaji i susamit mund të parandalojë krijimin e parakohshëm të rrudhave dhe plakjen e parakohshme.

Kalciumi, hekuri, mangani, zinku, magnezi, seleni dhe bakri janë në veçanti të koncentruara në farat e susamit. Shumë nga këto minerale kanë rol kyç në mineralizimin e eshtrave.