Harroni losionet dhe kremrat e shtrenjta, të cilat i reduktojnë rrudhat sepse me disa ndryshime të thjeshta ju mund ta luftoni kohën, transmeton koha.net.
Ekspertët e lëkurës thonë se njerëzit vetë me veprimet e tyre ia plakin lëkurën vetes deri në 20 vjet, dhe kjo është për shkak të disa gjërave që i bëjmë rregullisht pa menduar. Në pamje ndikon çdo gjë – nga stili i flokëve, çarçafët, e deri në mënyrën se si i pini lëngjet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo1. Përdorimi i telefonit
Eva Alexandrides, drejtoreshë dhe bashkëthemeluese e portalit 111Skin, thekson se përdorimi i shpeshtë i telefonave mobilë mund të jetë shumë problematik për lëkurën. Një sasi e madhe e baktereve mblidhet në sipërfaqen e telefonit dhe pastaj ato vijnë në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën në fytyrë dhe si rezultat krijohen akne. Gjithashtu, përdorimi i shpeshtë i telefonave mobilë ose telefonave tokësorë e nënkupton edhe presionin shtesë në fytyrë që është arsyeja se pse mund të keni mbresa apo njolla.
Përdorimi i telefonit e shton edhe ngurtësimin e qafës për shkak të situatës, në të cilën njerëzit rrinë shpesh kur janë duke folur në telefon, ndërsa duart i përdorin për ta bërë ndonjë punë tjetër.
2. Çarçafët
Mënyra se si fleni mund t’ju plakë më shpejtë. Sipas ekspertes për lëkurë Lorraine Oberg, shtrirja në ije krijon rrudha në trup, të cilat shkaktojnë rrudha të parakohshme. Çarçafi duhet të jetë i butë për lëkurën.
3. Pirja e lëngjeve me kallam. - Edhe pse kallami rekomandohet për t’i mbrojtur dhëmbët tuaj nga lëngjet apo kafja, vetë akti i "thithjes" nëpërmjet kallamit e shkakton formimin e linjave dhe rrudhave rreth gojës.
4. Fërkimi i lëkurës
Aplikimi i kremës kundër plakjes mund të ketë efekt të kundërt, nëse e fërkoni lëkurën shumë ashpër. Mjafton ta prekni lehtë lëkurën me kremë për shkak se kjo e parandalon plakjen e lëkurës dhe i jep mundësinë trupit që ta absorbojë në mënyrë efektive produktin.
5. Temperatura e ujit dhe e dhomës
Temperaturat e larta e thajnë lëkurën shpejt. Dushi me ujë të nxehtë dhe ngritja e ngrohjes në dhomë me kohë shkaktojnë plasaritje, ndërsa për shkak të thatësisë rrudhat më shpejt zhvillohen.
6. Ushqimet e caktuara
Sheqeri i tepërt është i keq për organizëm, por edhe për lëkurën, sepse përmban glukozë e cila ngjitet për qelizat si kolagjeni dhe i pengon ato që të funksionojnë si duhet.
7. Flokët e gjata
Flokët shumë të gjata e plakin personin dhe bëjnë që fytyra të duket më e gjatë. Ekspertja Kala Kilshaw thotë të jeni të guximshëm dhe t’i preni flokët, sepse kështu do të dukeni më të rinj dhe të shëndetshëm.
8. Përdorimi i sapunit
Sapuni e thanë lëkurën, ai nuk duhet të përdoret sepse krijon rrudha.
9. Maratona televizive
Shikimi disaorësh i televizionit mund ta dëmtojë shikimin tuaj, por edhe të çojë në funksion të parregullt të enzimës MMP-1, e cila është përgjegjëse për kolagjenin dhe elastinën.
10. Përdorimi i tepërt i alkoolit
Përdorimi i tepërt i alkoolit mund të shkaktojë dëme në lëkurën tonë, sepse shkakton dehidratim.
{gallery}