Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Vdiq krijuesi i specialitetit me avokado

Kuzhinier australian me nam, Bill Granger, që njihet si krijues i mëngjesit të thjeshtë, të bukës së rreshkur me avokado, vdiq në moshën 54 vjeçare, raporton BBC.

Kuzhinieri nga Melburni, që kishte mësuar vetë të gatuante, ishte bërë i njohur nëpër të gjithë botën për recetat e tij të shëndetshme e frymëzuese.

Ai vdiq në ditën e Krishtlindjes, në një spital në Londër pranë vajzave dhe gruas së tij.

“Do të mbahet në mend si ‘mbreti i mëngjesit’, që bëri ushqimet e zakonshme të jenë të veçanta e të mbushura me shkëlqim”, ka shkruar familja e tij në Instagram.

Granger ka pasur karrierë 30-vjecare dhe ka publikuar 14 libra. Ka bërë disa emisione për gatim e ka hapur shumë restorante nëpër botë.

Njerëz të famshëm duke përfshirë aktorin australian Hugh Jackman, ish-gjyqtarin e Masterchef Australia Matt Preston dhe legjendën e kuzhinës Jamie Oliver ishin midis atyre që i bënë nderime yllit si një njeri i sjellshëm, i gjallë dhe simpatik.