E gjithë loja është zbavitëse deri në kohën kur lojtari del jashtë kontrollit duke luajtur. Pak a shumë kështu e përcakton lojën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Në dhjetor 2017 organizata njoftoi se ajo do ta njihte zyrtarisht çrregullimin që lidhet me lojën – i përshkruar si “ndërprerje ose përshkallëzim i të luajturit pavarësisht nga krijimi i pasojave negative” – i cili në vitin 2018 do të bëhej i pranuar zyrtarisht si çrregullim serioz i shëndetit mendor sipas një drafti beta (beta draft) të Klasifikimit Ndërkombëtar të Sëmundjeve pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Kështu pra, koha ka ardhur.
Në doracakun e saj më të fundit të klasifikimit të sëmundjeve, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka përfshirë zyrtarisht varësinë nga videoloja si një çrregullim mendor.
12 Shenjat e Varësisë
Kjo nuk do të thotë se të luash çdo natë pas pune, për gjysmë ore, lojën “Detyra na thërret: Lufta II Botërore”, përcaktohet si varësi. Por në qoftë se përparësia e kohës për të luajtur bëhet aq agresive nga ana juaj saqë kërkon një kosto të madhe në kurriz të jetës suaj private dhe profesionale qoftë vazhdimisht, qoftë me ndërprerje, atëherë ju mund të keni nevojë për një ndihmë të kualifikuar. Ekspertët thonë se simptomat përfshijnë humbje të kontrollit, çinteresim për t’u shoqëruar, acarim nervor dhe agresion.
Edhe
Varësia nga videolojërat pritet të njihet si çrregullim mendor
Ekspertëve përgjithësisht u duhet një periudhë 12-mujore për të vlerësuar pacientin dhe për të përcaktuar klinikisht gjendjen e tij sipas draftit beta. Dhe duke qenë se nga OBSH-ja nuk ka ende opsione dhe/ose trajtime parandaluese, në botë gjithsesi ekzistojnë shumë qendra trajtimi që ndihmojnë njerëzit e prekur nga varësia e videolojës dhe nga çrregullimet e shkaktuara nga loja (qendra online dhe offline). Hyni në linkun American Addiction Centers për të njohur simptomat dhe trajtimin e varësisë nga videoloja.
Natyrisht, disa nga lojtarët e kësaj loje i shikojnë si të tepruara këto njoftime, sepse, për shumë syresh, videoloja është një mënyrë çlodhjeje. Nga ana tjetër, preokupimi i profesionistëve të shëndetit është përhapur gjerësisht.
Në një prononcim të saj Shoqata Psikiatrike Amerikane (American Psychiatric Association) ka thënë se “Kërkimet rreth dukurisë që pak a shumë mund të quhet si ‘varësi nga videoloja’ janë në vazhdim prej 30 vjetësh. “Megjithatë këto kërkime nuk janë të qarta përsa i përket se si mund të përkufizohet varësia nga videoloja (VGA), se cilat simptoma e diagnostikojnë atë, se sa e përhapur është ajo, apo nëse ajo ekziston vërtet si një çrregullim i pavarur apo nëse, kur ajo ndodh, është një simptomë që lidhet me diagnoza të tjera të shëndetit mendor”...(shkruan Brittany Smith, përktheu Stavri Pone)
-
OBSH njeh zyrtarisht si sëmundje varësinë ndaj lojërave kompjuterike
-
Varësia nga video-lojërat në të ardhmen mund të konsiderohet si sëmundje
-
OBSH-ja e klasifikon varësinë prej video-lojërave si çrregullim të shëndetit mendor
-
Varësia nga video-lojërat kompjuterike listohet në kategorinë e sëmundjeve mendore