Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Uthull molle me lëvore portokalli, pastruesi më i mirë për shtëpi

Një nga temat më të diskutuara në mesin a amvisave ka të bëjë me zgjidhjet e pastrimit. Këto të fundit, përbëjnë një arsenal të mirëfilltë në shumë shtëpi shqiptare.

Në pjesën më të madhe të kohës, shumica e këtyre zgjidhjeve janë industrialë dhe të dëmshëm për shëndetin. Këshillohet përdorimi i uthullës së mollës me lëvore portokalli për pastrimin e shtëpisë.

Jashtë kuzhine, uthulla e bardhë përdoret edhe për pastrimin e shtëpisë sidomos në rastet kur dëshironi të hiqni dorë nga kimikatet që gjenden në produktet e tjera. Kjo uthull përdoret për pastrimin e mjeteve me bazë kromi dhe inoksi.

Uthull molle me lëvore portokalli, zgjidhja më e mirë për pastrimin e shtëpisë

Për përgatitjen e këtij pastruesi natyral ju nevojiten:

Edhe Si të përdoret uthulla e mollës për lulet në shtëpi Lifestyle Si të përdoret uthulla e mollës për lulet në shtëpi

Një kavanoz mesatar,

Lëvoret e dy portokajve,

Uthull molle.

Përgatitja:

Edhe Sa lugë uthull molle nevojitet për secilin problem Lifestyle Sa lugë uthull molle nevojitet për secilin problem

Futini lëvoret e portokallit në kavanoz në formë rrethore dhe më pas mbusheni kavanozin me uthull molle. Mbylleni mirë me kapak dhe lëreni mënjanë në një vend të freskët e të errët për dy javë. Më pas hiqini lëvoret e portokajve dhe uthullën hidheni në një shishe spërkatëse. Në pastrim ju këshillojmë të tresni uthullën në sasi të barabartë me ujin dhe me të mund të pastroni dyshemenë, xhamat, tryezën, banakun dhe sipërfaqe të tjera në shtëpi.

Përveç pastrimit këtë uthull molle mund ta përdorni edhe për zbutjen e flokut. Kjo uthull mund të përdoret në vend të zbutësit tradicional por edhe për shpëlarjen e flokut. Mjafton të përzieni një lugë gjelle nga uthulla me portokaj dhe një filxhan ujë. Pasi të keni larë flokët, hidheni tretësirën në flokë, duke nisur nga rrënjët e deri në maja. Prisni dy minuta përpara se të shpëlani flokun me ujë të bollshëm./agroweb