Uthulla e mollës njihet si shumë e mirë për shëndetin e njeriut, ka shkruar DNA India.
Një nga përparësitë e saj është se ka ndikim në menaxhimin e peshës trupore.
Sipas një studimi që është bërë, kjo uthull krijon ndjesinë e ngopjes dhe zvogëlon dëshirën për të ngrënë, gjë që ndihmon në largimin e peshës së tepërt.
Duke pirë pak uthull molle pas ngrënies ka rezultuar në përmirësimin e nivelit të sheqerit në gjak.
Uthulla ndihmon edhe në sistemin tretës pasi që stimulon formimin e acidit në stomak, acid ky që ndihmon në krijimin e baktereve të mira në zorrë që e tretë mirë ushqimin.
Edhe
Sa lugë uthull molle nevojitet për secilin problem
Uthulla e mollës gjithashtu mund të ndikojë në uljen e presionit të gjakut dhe kolesterolit, gjë që ulë rrezikun nga sëmundjet e zemrës.
Kjo uthull përdoret për t’i “shpërlarë” bakteret apo edhe pesticidet nga frutat e perimet.
“Shembull: merret rrushi apo brokoli, vendosen në një enë të thellë ku spërkatet fillimisht me sodë bikarboni dhe pastaj sipër i hidhet uthulla e mollës. Kjo mënyrë largon bakteret dhe pastron mirë pemët e perimet që vështirë pastrohen”.
Është raportuar se konsumimi i kësaj uthulle gjithashtu ndikon në bukuri. Përmirëson dukjen e lëkurës dhe shëndetin e flokëve.
Edhe
Përfitimet e mollës në organizëm
Gjithashtu mund të përmirësojë funksionin e mëlçisë, organ ky që largon toksinat e ushqimit që hyn në trup.
Përgatiti: Vita Abrashi – Kajtazi