Shumica e gjërave në jetë janë më argëtuese nëse i kryeni me dikë tjetër. E njëjta gjë vlen edhe për ushtrimet.
Djersitja solo në palestër është sigurisht efektive, por hulumtimet sugjerojnë se ushtrimet me një shok apo shoqe mund t'ju motivojnë të ushtroni dy herë më shumë. Me fjalë të tjera, nëse ushtroni me një mik, do të argëtoheni më mirë dhe do të keni rezultate më të mira, transmeton koha.net.
Shumë trajnerë personalë e kanë shprehur mendimin e tyre dhe të gjithë pajtohen me një gjë: ushtrimet së bashku me dikë tjetër japin rezultate më të mira. Gjëja më e mirë për ushtrimin me miqtë tuaj është gëzimi i ndarjes së ushtrimeve, pra nëse lufton, lufton bashkë me dikë. Përveç kësaj, sfidat gjithmonë duken më pak të vështira kur e keni një partner pranë vetes, sesa kur jeni vetëm.
Një tjetër avantazh i ushtrimeve me një mik është se kur dakordoheni të ushtroni bashkërisht, ka më shumë gjasa që të shkoni në palestër. Ju jeni mbështetje për njëri-tjetrin, mbështetje që do ta inkurajojë mikun t’i bëjë vetëm edhe disa ushtrime, ndërsa nga ana tjetër do të shfaqet një dozë e vogël e frymës konkurruese dhe krenarisë, me ç’rast do të tregojë se mundet.
Prandaj, merreni telefononin dhe thirreni shokun, motrën, kolegun ose personin i cili rregullisht ushtron dhe organizoni ushtrime të përbashkëta.