Termi "ishiatik" i referohet dhimbjeve përgjatë nervit shiatik, ka thënë Jessica Chellsen, DPT, CSCS, fizio terapiste.
“Nervi shiatik shkon nga pjesa e prapme e kofshës dhe ndahet në dy nerva pak mbi pjesën e prapme të gjurit”, shpjegon ajo.
Dhimbja mund të ndizet pothuajse kudo përgjatë shtegut nervor, por është më e zakonshme rreth pjesës së poshtme të shpinës, në pjesën e pasme të kofshës apo edhe te thembra e shputa, shpjegon Chellsen.
“Ishiatiku” mund të ndryshojë nga një dhimbje e lehtë në një dhimbje më të rëndë, dhe disa njerëz gjithashtu mund të përjetojnë mpirje thumbuse në këmbë apo shputë, sipas Mayo Clinic.
40 për qind e njerëzve vuajnë nga dhimbja e nervit shiatik, sipas raportit të Cleveland Clinic.
Njerëzit që kanë më shumë predispozita për t’u prekur nga nervi shiatik janë ata që kanë muskuj të shtrënguar.
Gratë shtatzëna janë gjithashtu të rrezikuara dhe njerëzit me probleme me unaza.
“Womenshealthmag” ka bërë një renditje të ushtrimeve joga që mund të ndihmojnë në lirimin e dhimbjeve të nervit shiatik. Siç dihet joga funksionon duke kontrolluar mirë frymëmarrjen.
1. Pozita e parë është “Cat Cow”
2. Pozita e dytë është të bëni ushtrime duke shtyrë gjurin përpara përderisa qëndroni në këmbë
3. Pozita e tretë është zgjatime të muskujve duke qëndruar shtrirë në formë të “numrit katër”
4. Pozita e katërt është zgjatje duke qëndruar ulur, po ashtu në formë të “numrit katër”
5. Pozita e pestë është të qëndroni gjysmë të gjunjëzuar në dysheme e të lëvizni pjesën e sipërme të trupit duke përdorur dorën
6. Pozita e gjashtë është qëndrimi shtrirë, e të bëni zgjatje muskujsh me këmbën e djathtë duke përdorur një shirit
7. Pozita e shtatë është të qëndroni ulur e të bëni zgjatje të muskujve të këmbës së djathtë duke përdorur shiritin
8. Pozita e tetë është ajo që njihet si qëndrimi në formë “pëllumbi”
9. Pozita e nëntë janë zgjatje të muskujve nga ana e kundërt duke qëndruar në këmbë.