Kur mendoni cili ushtrim do të ishte më i përshtatshmi për një gjumë të mirë, me siguri mendja ju shkon direkt te yoga. Derisa ky lloj i ushtrimeve definitivisht e promovon gjumin e thellë dhe ju ndihmon të bini më shpejtë në gjumë, ka lloje të tjera të ushtrimeve të cilat funksionojnë si magji për ta rritur qëllimin tuaj. Prandaj, nëse yoga nuk është ushtrimi juaj i preferuar fizik, dhe ju dëshironi ta ndryshoni rutinën tuaj para gjumit, ekspertët ua sugjerojnë këto lloje të ushtrimeve.
Ecja
Ecja shërben më së miri për personat që kanë nevojë ta largojnë stresin. Një shëtitje në natyrë mund të shërbejë si antidot për sfidat tuaja të gjumit. Ecja në çfarëdo ritmi është relaksuese dhe e ndihmon trupin tuaj ta largojë stresin ditor. Kombinimi i dobive që i sjell ecja dhe ekspozimi ndaj natyrës, funksionojnë shumë mirë me njëra-tjetrën për ta promovuar qetësinë e mendjes dhe trupit.
Ushtrimet intensive
Ky lloj i ushtrimeve shërben kryesisht për personat që kanë nevojë të djegin energji të tepruar. Disa njerëz argumentojnë se bërja e ushtrimeve intensive, të tilla si ngritja e peshave, sidomos gjatë natës, e prish gjumin. Por studimet e fundit thonë ndryshe. Mos harroni, nuk keni nevojë ta mundoni shumë veten kur bëni ushtrime të këtilla, por thjeshtë reduktojeni intensitetin e tyre dhe kështu siguroheni se do të flini mirë natën.
Kërcimi me litarë
Ushtrimet ku përfshihet kërcimi me litar i dedikohen njerëzve që kanë nevojë për shpërqendrim produktiv. Sigurisht ky lloj i ushtrimit fizik nuk u ka shkuar kurrë në mendje si i dobishëm për një gjumë të rehatshëm, por për shkak të natyrës ritmike, kërcimi me litarë e largon ankthin dhe e qetëson mendjen e njeriut. Pavarësisht me çfarë ritmi kërceni, preferohet t’i numëroni hapat tuaj sepse kështu mendja fokusohet diku tjetër, përveç gjërave që u kanë stresuar gjatë ditës.
Ushtrimet për zgjatje dhe fleksibilitet
Ushtrimet për zgjatje dhe fleksibilitet janë për të gjithë ata persona që vuajnë nga dhimbjet e trupit. Dhimbjet me të vërtetë ndikojnë në prishje të gjumit të rehatshëm. Prandaj, nëse keni problem të flini mirë ngase keni dhimbje të trupit, atëherë u preferohet t’i përfshini këto ushtrime në rutinën tuaj para gjumit. Zgjatja e muskujve dhe fleksibiliteti i trupit gjatë natës, i mobilizon nyjat e ngushtuara dhe i liron muskujt e tendosur.