Lajm i mirë për adhuruesit e ushqimit me erëza (djegës).
Hulumtuesit në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Vermontit e kanë zbuluar një lidhje midis jetëgjatësisë dhe konsumit të ushqimit djegës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas monitorimit shumëvjeçar të shprehive të 16.000 amerikanëve studiuesit dolën me rezultate që tregojnë se tek ata që konsumuan çdo ditë ushqime djegës u reduktua vdekshmëria e përgjithshme me 14 për qind.
Përveçse ndihmon me jetëgjatësinë, hulumtuesit theksojnë se ushqimi djegës e pengon trashjen, transmeton Koha.net. Ai gjithashtu ka efekt pozitiv në shëndet, sepse kapsaicina, agjenti aktiv i cili gjendet tek piperi i kuq chilli, ka veprim antioksidues dhe antiinflamator.
Edhe studimet e mëparshme kanë treguar se erëzat, sidomos komponentët e tyre bioaktivë, e kanë një efekt pozitiv në trupin e njeriut.