Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ushqimet që parandalojnë thinjat

Foto: Ilustrim

Disa nga ushqimet që këshillohet të konsumohen për të parandaluar thinjat janë ato me vitamina B dhe E, ato me zink dhe ushqime me yndyrna të shëndetshme.

Ushqime të pasura dhe vitaminë B dhe E

Vitaminat B dhe E janë vitaminat më esenciale për trupin dhe flokët. Jo vetëm që ndihmojnë në rritjen e flokëve të forta dhe të bukura, por gjithashtu rregullojnë prodhimin e vajrave ekstra, kështu që flokët tuaj do duken më mirë.

Ushqimet si fasulet, perimet dhe frutat janë të pasura me vitaminë B dhe këto ju ndihmojnë që flokët tuaja të duken mahnitëse. Vitamina E mund të gjendet tek perimet jeshile me gjethe, farat e lulediellit dhe arrat.

Ushqimet e pasura me zink

Trupi ynë ka nevojë për zink në sasi të vogla dhe ky mineral nuk ruhet tek ne. Lajmi i mirë është se nëse rrisni konsumin e ushqimeve të pasura me zink, ndihmoni trupin të luftojë prodhimin e yndyrës së tepërt. Konsumoni më shumë vezë dhe tërshërë.

Edhe Ushqimet që ndihmojnë rritjen dhe forcimin e flokut Lifestyle Ushqimet që ndihmojnë rritjen dhe forcimin e flokut

Yndyrna të shëndetshme

Edhe nëse keni flokë të yndyrshëm, kjo nuk është një arsye që ju të shmangni tërësisht yndyrnat. Kjo pasi ato janë një mekanizëm që e bën trupin tonë të punojë. Por ama shmangni gjalpin, margarinën dhe konsumoni më shumë peshk./neps.al