Kanceri është një nga sëmundjet më të rënda që rrezikojnë jetën e njeriut.
Një ndihmesë në mos zhvillimin e kësaj sëmundje përveç terapisë dhe mënyra e të ushqyerit luan rol të rëndësishëm.
Kanceri nuk mund të parandalohet vetëm me një ushqim të vetëm, por kombinimi i duhur i tyre mund të bëjë diferencën, thuhet në studimin që e transmeton ATSH..
Në vaktet e ngrënies duhet të vendosni një ekuilibër midis ushqimeve 2/3 e ushqimit duhet të jetë me origjinë bimore dhe jo më shumë se 1/3 e tij duhet të ketë proteina me origjinë shtazore.
Ushqimet e mëposhtme janë disa nga ushqimet e shëndetshme.
Disa nga ushqimet që luajnë rol të rëndësishëm në shëndetin e njeriut janë: spinaqi, lakra, brokoli, domatja, lulelakra, boronica, manaferra, rrushi, molla, limoni, çaji jeshil, peshku i egër, kërpudha, mish i papërpunuar, arrat dhe farat.
-
Dhjetë ushqime për duhanpirësit
-
Edhe ushqimet e shëndetshme mund të bëhen të rrezikshme nëse teprohen
-
Ushqimet që duhet të shmangni pas moshës 50-vjeçare
-
Ushqimet që zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare
-
Shëndeti fillon në pjatë, mësoni se cilat perime ulin rrezikun nga kanceri e sulmi në tru