Jam diagnostikuar me migrenë. Cilat ushqime e shërojnë? - pyeste një paciente
Përgjigjet mjeku: Migrena është si një mysafir i padëshiruar i cili vjen pa paralajmërim dhe me vështirësi largohet. Nëse vuani shpesh nga dhimbjet e kokës, atëherë e dini sa e vështirë është kjo. Normalisht ju mund të përdorni ilaçe apo të bëni ushtrime fizike për të provuar ta shëroni dhimbjen, por këto ilaçe dhe efektet e tyre janë të përkohshme, që nënkupton se dhimbjet e kokës mund të largohen, por vijnë prapë. Megjithatë, siç transmeton Konica.al, ka diçka tjetër që mund të bëni për t’i shëruar këto dhimbje, ndryshoni mënyrën e të ushqyerit. Përderisa disa ushqime e nxisin migrenën, disa tjera ju ndihmojnë të ndërtoni një mekanizëm mbrojtës kundër tyre dhe ta parandaloni atë.
Avokado/Në rast se ju është dashur arsye tjetër për ta dashur këtë pemë të mrekullueshme, atëherë kijeni parasysh se avokado e lufton migrenën. E pasur me antioksidantë, avokadoja jo vetëm që i largon dhimbjet e kokës, por edhe ju ndihmon t’i parandaloni ato.
Fiqtë/ Fiqtë janë të mirë për trupin tonë dhe shëndetin e përgjithshëm, por janë edhe shumë të mirë sa i përket ballafaqimit me migrenën. Sipas ekspertëve, fiqtë përmbajnë kalium, i cili ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit dhe rrjedhimisht parandalon dhimbjet e kokës.
Salmoni/ I mbushur me acide yndyrore omega-3 dhe vitaminë B2, konsumimi i salmonit i parandalon trombocitet të grumbullohen, proces i cili është përgjegjës për dhimbjet e shpeshta të kokës. Ndër të tjera, salmoni e zvogëlon inflamacionin dhe ju ndihmon ta luftoni migrenën.