Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Pijet që mund të ndihmojnë për lehtësimin e migrenës

Migrena

Foto: Ilustrim

Ende nuk ka një kurë të mirëfilltë për migrenën, por ndryshimet në stilin e jetës dhe mënyra se si njerëzit ushqehen, janë disa nga gjërat që mund të përmirësojnë cilësinë e jetës.

Për t’u ardhur në ndihmë personave që vuajnë nga kjo gjendje, disa pije mund të bëjnë një ndryshim në simptomat e migrenës.

Edhe pse këto pije mund të jenë një mënyrë e dobishme për të lehtësuar dhimbjen e kokës, ato nuk janë ilaç ose zëvendësues i trajtimit tradicional parandalues për sulmet e migrenës.

Kafe pa kafeinë

Për shumë njerëz kafeina është një shkaktar i mundshëm për vuajtjen nga migrena. Andaj zëvendësimi i kafesë me një që nuk përmban kafeinë, mund të jetë zgjedhje e mirë për ata që nuk duan të heqin dorë plotësisht nga kjo pije.

Edhe Shkaktarët e fshehtë të migrenës Lifestyle Shkaktarët e fshehtë të migrenës

Megjithatë, edhe kafenë pa kafeinë këshillohet të mos konsumohet më shumë se një filxhan në ditë.

Çaji jeshil

Çaji jeshil përbëhet nga gjethet e bimës Camellia sinensis dhe është i njohur për antioksidantët e tij, të cilët mendohet se luajnë rol në largimin e dhimbjes së kokës.

Çaji i mentes

I njohur për efektet e tij analgjezike, çaji i mentes përdoret zakonisht në mjekësinë alternative për dhimbjet e kokës nga tensioni.

Çaji i mentes është pa kafeinë, kështu që mund të pihet në çdo kohë të ditës pa frikë se mund të ndikojë në gjumë.

Çaji i xhinxherit

Një tjetër çaj bimor pa kafeinë që mund të ofrojë lehtësim për dhimbjet e migrenës është çaji i xhenxhefilit.

Edhe Katër veprimet e thjeshta që ua largojnë dhimbjen e kokës Lifestyle Katër veprimet e thjeshta që ua largojnë dhimbjen e kokës

Për sa i përket trajtimit për sulmet e migrenës, xhenxhefili është ndoshta më i dobishëm në reduktimin e të përzierave dhe të vjellave, simptoma që mund të shfaqen gjatë një sulmi.

Uji

Përveç konsumit të pijeve të tjera, është e rëndësishme të pihet mjaftueshëm ujë gjatë gjithë ditës. Kjo ndihmon në parandalimin e një shkaktari të zakonshëm të sulmeve të migrenës që është dehidratimi.

Uji i mbushur me fruta

Uji i mbushur me fruta mund të jetë një mënyrë më e shijshme për të shmangur dehidratimin që mund të shkaktojë një sulm migrenë.

Lëng rrushi

Lëngu i rrushit përmban mjaftueshëm magnez. Marrja e sasisë së rekomanduar të magnezit është gjithashtu e rëndësishme në procese të tjera të trupit.

Edhe Metodat shtëpiake që ndalojnë dhimbjet e kokës Lifestyle Metodat shtëpiake që ndalojnë dhimbjet e kokës

Lëng portokalli

Lëngu i portokallit është një tjetër pije që mund të ndihmojë me dhimbjet e kokës dhe sulmet e migrenës, pasi ka një përmbajtje të lartë të magnezit. /agroweb