Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ushqimet që i konsumoni përditë, por nuk e dini që përmbajnë alkool

A e dini se ka gjurmë alkooli që fshihen në ushqimet që i konsumoni çdo ditë?

Nëse hani jogurt ose pini lëng për mëngjes, me shumë gjasë po konsumoni edhe pak alkool pa e ditur.

Dhe mund ta gjeni edhe në disa fruta të zakonshme – jo aq shumë sa për t’ju dehur sigurisht, shkroi The Sun. 

Sasia e alkoolit në ushqimet dhe pijet e përditshme ka tendencë të jetë e luhatur – dhe sa nga ajo gjenerohet varet nga koha që lihen të fermentohen, ka thënë Peter Szczepanski, drejtues i qendrës rehabilituese “Abbeycare”.

Disa nga ushqimet dhe pijet që nuk i keni ditur për përmbajtje alkooli.

Edhe Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë lëng frutash Lifestyle Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë lëng frutash

Bananet

Një banane ka rreth 0.2 për qind alkool, por një banane që është më e pjekur vëllimi i alkoolit shkon në 0.4 për qind.

Buka

Buka bëhet me tharmë ka nivele të ndryshme alkooli. Buka e thekrës dhe kuleqët përmbajnë mes 1.18 dhe 1.28 për qind.

Krahasuar më këtë, birrat me përqindje të ulët alkooli nuk përmbajnë më shumë se 1.2 për qind të vëllimit të alkoolit.

Lëngjet e frutave

Nivelet në lëngjet e rrushit, portokallit dhe mollës do të rriten sa më gjatë që i lini në frigorifer pa i pirë – dhe kanë tendencë të shkojnë deri në 0.04 dhe 0.5 për qind.

Edhe Edhe lëngjet e frutave 100% natyrale ndikojnë në shtimin e peshës Lifestyle Edhe lëngjet e frutave 100% natyrale ndikojnë në shtimin e peshës

Fëmijët mund të ndikohen nga nivele të tilla alkooli.

Jogurti

Ushqimet e fermentuara kanë gjasa të përmbajnë alkool. Ushqimet e zakonshme të mëngjesit, si jogurti, përmbajnë alkool.

Uthulla

Uthulla shpesh kalon nëpër procesin e fermentimit të alkoolit për ta nxjerrë si produkt final, kështu që përmban edhe nivele alkooli.

Pijet freskuese

Edhe Gjashtë lloje të ushqimeve që mund të konsumoni për t’i lehtësuar simptomat që lë alkooli Lifestyle Gjashtë lloje të ushqimeve që mund të konsumoni për t’i lehtësuar simptomat që lë alkooli

Disa pije të gazuara përmbajnë alkool, për shkak të nivelit të lartë të sheqerit në to. Ajo mund të arrijë në 0.5 për qind alkool.

Përqindje alkooli përmbajnë edhe erëzat, salca, aditivët, etj.