Të gjithë personat duhet të tregohen shumë të kujdesshëm sa i përket shëndetit mendor, pasi nëse kjo sëmundje lihet pa trajtuar, mund të përshkallëzohet në depresion e të sjellë probleme serioze.
Prandaj kujdesi duhet të nisi nga të ushqyerit shëndetshëm. Ju prezantojmë disa ushqime që duhet t’i konsumoni patjetër.
Arrat
Arrat luajnë një rol të rëndësishëm në dietën tonë, sepse ato përmbajnë zink, hekur si dhe omega 3. Studimet kanë treguar se acidi që përmban omega 3 ndikon pozitivisht në tru, si dhe redukton simptomat e depresionit.
Avokado
Mundohuni ta përfshini avokadon gjithmonë në sallatë. Avokado përmban rreth 4 gramë proteina dhe është e mbushur me vitaminë K, C dhe E12.
Hudhra
Stresi afatgjatë vepron në imunitet, prandaj ju mund të prekeni nga viruset kur jeni nën presion. Hudhra përmban antibaktere të fuqishme dhe për këtë arsye e ndihmon sistemin imunitar. Ajo gjithashtu mund të ndihmojë kundër inflamacioneve të indeve dhe nyjave, të cilat rriten në rast të stresit.
Farat e lulediellit
Farat e lulediellit apo farat e zeza përmbajnë acidin omega 3, ndaj jo vetëm që ju lehtësojë gjendjen shpirtërore por gjithashtu ju ndihmojnë të keni gjumë të mirë.
Fasulet
Fasulet janë të mira për zemrën, ndaj sa më shumë të hani, aq më shumë do të buzëqeshni. Fasulet veprojnë edhe kundra diabetit si dhe stabilizojnë nivelin e sheqerit në gjak.