Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ushqimet pikante freskojnë trupin

Prej shekujsh njerëzimi i ka përdorur ushqimet pikante si një burim freskie.

Sipas ekspertëve sekreti i freskisë që nxit një ushqim pikante bazohet te djersa.

Specat djegës të cilat janë baza e një ushqimi pikant përmbajnë kapsaicinë.

Kur ajo tretet, kapsaicina nxit një reagim nervor.

Sipas ekspertëve amerikanë, ushqimet pikante ndezin receptorët e lëkurës që reagojnë ndaj nxehtësisë.

Edhe Pse djersiteni më shumë se më parë? Shenjat që mund të tregojë trupi Lifestyle Pse djersiteni më shumë se më parë? Shenjat që mund të tregojë trupi

Këto receptorë aktivizohen dhe njeriu djersin dhe skuqet, ndërsa enët e gjakut zgjerohen.

Temperatura e trupit rregullohet nëpërmjet djersës

Djersitja është metoda kryesore e organizmit për të rregulluar temperaturën e brendshme.

Avullimi i djersës eliminon nxehtësinë e brendshme dhe pasohet me një ulje të temperaturës.

Kësisoj, sipas ekspertëve, konsumi i ushqimeve pikante bashkë me pirjen e ujit janë metodat më të shpejta dhe më efikase për një freski të organizmit.

Efekti i një pije të ftohtë nuk zgjat shumë në organizëm

Në ditët përvëluese të vapës, ideja më e mirë për freski të menjëhershme është që të pimë ose hamë diçka të ftohtë.

Uji i ftohtë, shalqiri apo akullorja duken shumë tunduese në një ditë të nxehtë.

Megjithatë, efekti freskues i tyre nuk zgjat shumë dhe shumë shpejt njeriu do të ndihet i nxehtë sërish.

Edhe Uji i ftohtë në kyçet e dorës për freskim të menjëhershëm Lifestyle Uji i ftohtë në kyçet e dorës për freskim të menjëhershëm

Kjo ndodh sepse me konsumin e ushqimeve dhe pijeve të lartpërmendura, temperature e brendshme ulet shumë shpejt.

Trupi reagon duke rritur temperaturën e brendshme për të kompensuar uljen e menjëhershme të saj.

Në këtë mënyrë, njeriu do të ketë vapë shumë shpejt.

Ushqimet pikante funksionojnë ndryshe.

Ato e rrisin temperaturën e brendshme si reagim ndaj asaj të jashtme.

Qarkullimi i gjakut rritet, njeriu ndihet më i nxehtë dhe nis të djersijë, kryesisht në fytyrë dhe më pas në të gjithë trupin.

Ndikimi i parë i rregullimit të temperaturës vërehet në fytyrë pas aktivizimit të gjëndrave të shijes.

Më pas kur djersa avullon, njeriu ndihet më i freskët.

Edhe Djersitja çon në humbje të kaliumit, magnezit dhe glukozës – Si duhen zëvendësuar Lifestyle Djersitja çon në humbje të kaliumit, magnezit dhe glukozës – Si duhen zëvendësuar

Ideja e ngrënies së diçkaje pikante mund të tingëllojë e bezdisshme sepse askush nuk ka qejf të djersijë, sidomos kur është duke ngrënë.

Megjithatë, ajo funksionon dhe për hir të freskisë, duhet provuar./AgroWeb.org