Një studim i ri i shton edhe më shumë prova në thënien e vjetër, “një mollë në ditë i thotë doktorit ik”.
Hulumtuesit në Shkollën e Mjekësisë Keck në Universitetin e Kalifornisë Jugore kanë zbuluar se ushqimet e pasura me kalium, duke përfshirë edhe shumë fruta dhe perime, mund të jenë çelësi për uljen e shtypjes së gjakut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShtypja e lartë e gjakut, ose hipertensioni, është një çrregullim i cili i prek më shumë se 1 miliardë njerëz në mbarë botën, transmeton Koha.net. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), vlerëson se hipertensioni është shkaku i 51 për qind të vdekjeve për shkak të goditjes në tru dhe 45 për qind të vdekjeve nga sëmundjet e zemrës.
Hulumtuesit e studiuan lidhjen mes presionit të gjakut dhe natriumit dietik, kaliumit dhe raportit natrium-kalium dhe zbuluan se kaliumi më i lartë dietik është i lidhur me presionin më të ulët të gjakut, pavarësisht nga konsumi i natriumit.
“Reduktimi i konsumit të natriumit është një mënyrë e mirë për ta ulur presionin e gjakut”, tha Alicia McDonough, profesoreshë e qelizës dhe neurobiologjisë në Shkollën e Mjekësisë Keck, në një njoftim për shtyp. “Por, faktet tregojnë se rritja e kaliumit dietik mund ta ketë një efekt po aq të rëndësishëm në hipertension”.
Konsumi i lartë i kaliumit e ul presionin e gjakut, duke e përdorur natriumin për ta mbajtur kontrollin më të fortë mbi nivelet e kaliumit në gjak gjë që është kritike për funksionin normal të zemrës, nervave dhe muskujve.
“Kur kaliumi dietik është i lartë, veshkat tajisin më shumë kripë dhe ujë, gjë që e rrit largimin e kaliumit”, tha McDonough. “Konsumi i dietës me shumë kalium është si ta marrësh një diuretik”.
Një studim i vitit 2004 nga Instituti i Mjekësisë u rekomandoi të rriturve që të konsumojnë të paktën 4.7 gramë kalium në ditë për ta ulur presionin e gjakut, për t’i zbutur efektet dietike të natriumit dhe për ta reduktuar rrezikun e gurëve në veshka dhe humbjen e eshtrave.
Krahasuar me rekomandimin, dietat këto ditë shpesh përbëhen nga ushqimet e përpunuara me kripë të shtuar të cilat zakonisht kanë më pak kalium, thonë studiuesit.
“Nëse e konsumoni një dietë tipike perëndimore, konsumi juaj i natriumit është i lartë dhe konsumi i kaliumit është i ulët”, tha McDonough. “Kjo i rrit në mënyrë të konsiderueshme gjasat tuaja për zhvillimin e shtypjes së lartë të gjakut”.
Studimi është publikuar në American Journal of Physiology.