Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

“Truri mund të stërvitet për të shëruar sëmundjet”

Foto: Ilustrim

E ke imagjinuar ndonjëherë se si mund të ishte jeta nëse do mundnim të kuronim vetë sëmundjet tona, me ndihmën e trurit?

Duket e pabesueshme, e në të njëjtën kohë, një ide shumë e largët nga realiteti me të cilin jemi mësuar. Fatmirësisht shkenca është gjithnjë një hap para dhe çdo ditë paraqet zbulime të ndryshme që mund të transformojnë mënyrën se si e shohim ne veten dhe realitetin në botën që na rrethon.

Shkencëtarët brazilianë kanë zhvilluar së fundi një eksperiment që ka nxjerrë rezultate impresionuese dhe mund të jetë hapi i parë drejt një qasjeje të re të trajtimit të sëmundjeve që godasin shumë njerëz në të gjithë botës siç janë: iktus, Parkinsoni e madje edhe depresioni.

Shkencëtarët prezantuan një teknikë të stërvitjes së trurit që lejonte të modifikoheshin lidhjet neuroniali në kohë record. Studimi u publikua në revistën “Neuroimage”. Neuroplasticiteti, pra aftësia e adaptimit të trurit është ajo që lejon mësimin dhe kujtesën e qenies njerëzore. Kur të kuptojmë më mirë se si funksionojnë lidhjet dhe ndërveprimet e trurit është më e thjeshtë të kuptojmë sjelljet tona, ndjenjat tona dhe sëmundjet që mund të kemi.

“Gjithçka që jemi, bëjmë, ndjejmë, i gjithë trupi ynë është një reflektim i mënyrës se si funksionon truri ynë”, thotë Theo Marins, një nga autorët e studimit. Ai shpjegon gjithashtu se disa sëmundje ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin e trurit dhe nëse mësojmë të sillemi në mënyrën e duhur, mund të ulim vuajtjet e shkaktuar nga shumë sëmundje.

Edhe Mos e frikësoni veten nga plakja: Mënyra të thjeshta për ta mbrojtur trurin Lifestyle Mos e frikësoni veten nga plakja: Mënyra të thjeshta për ta mbrojtur trurin

Duke qenë se ky për ne është një territor i panjohur, ishte e nevojshme të zhvillohej një instrument që të na lejojë të kuptojmë më mirë të gjitha këto dinamika. Kështu, erdhi ‘neurofeedback’-u, një stërvitje që na lejon të modifikojmë disa lidhje në trurin tonë.

Neuroshkencëtarët braziliantë të Institutit D’OR dhe kërkuesit e Universitetit Federal të Rio de Janeiro (UFRJ) kryen një studim që demonstroi se, përmes neurofeedback-ut është e mundur të prodhohen ndryshimet e kërkuara në një periudhë të shkurtër, në më pak se një orë.

Truri mund të stërvitet

Në studim morën pjesë 36 vullnetarë, të cilët iu nënshtruan rezonancës manjetike. Aktiviteti neural i treguar në studim u transformua në imazhe të paraqitura në kompjuter, në bazë të intensitetit.

Vullnetarët shihnin imazhet në kohë reale dhe mësonin si të kontrollonin praktikisht aktivitetin e tyre cerebral. Nga 36 vullnetarët, 19 prej tyre morën formacionin e saktë dhe 17 të tjerë morë informacione false.

Imazhet e trurit të vullnetarëve u regjistruan para dhe pas stërvitjes, kështu kërkuesit ishin në gjendje të masnin më mirë komunikimet dhe lidhjet përmes trurit. Objektivi ishte për të mbikëqyrur si rrjetat e neuroneve ishin të influencuara nga neurofeedback.

Pasi krahasuan funksionimin e trurit para dhe pas stërvitjes, shkencëtarët erdhën në përfundimin se pjesa që lidh hemisferat e trurit, ishte më i fortë në strukturë. Kështu, edhe komunikimi funksional ishte përmirësuar. Sipas shkencëtarëve, i gjithë sistemi i komunikimit të trurit ishte përforcuar.

Edhe Sfidimi i trurit ndihmon kundër demencës Lifestyle Sfidimi i trurit ndihmon kundër demencës

“E dinim se truri ka një kapacitet fantastic modifikimi. Por nuk ishim kaq të sigurtë se do mund ta shihnim shpejt”, konfirmon Theo Marins.

Neurofeedback-u, apo stërvitja e trurit tregoi se është një instrument i shkëlqyer për zhvillimin e neuroplastikës. Hapi i radhës për shkencëtarët është të përdorin formacionin për të ndihmuar pacientët që kanë vuajtur nga iktusi apo janë diagnostikuar me Parkinson apo depression për të modifikuar funksionin e tyre motorik./mapo