Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Truri e njeh muzikën brenda 100 milisekondave

Foto: Ilustrim

​Truri e adhuron muzikën. Nga 100 deri në 300 milisekonda është e mjaftueshme për të njohur një pjesë të njohur.

Kjo është ajo që del nga studimi i Universitetit të Londrës, i koordinuar nga profesoresha Maria Chait.

Autorët e studimit, të publikuar në “Scientific Reports”, kanë treguar se truri është në gjendje të njohë shumë shpejt pjesët muzikore të njohura, të ruajtura në listën personale të të preferuarave në kujtesën tonë.

Për ta bërë këtë, ata monitoruan, përmes encefalogramës dhe teknikave për matjen e diametrit të pupilës, aktivitetin e trurit të pesë burrave dhe pesë grave, duke i bërë ata të dëgjojnë pasazhe muzike të njohura dhe të tjera të panjohura.

“Të kuptuarit se si truri i njeh meloditë e njohura është i rëndësishëm në studimin e muzikës si një terapi për disa forma të çmendurisë”, theksoi koordinatorja Chait.

Edhe Truri i njeriut identifikon muzikën e njohur brenda 100-300 milisekondash Lifestyle Truri i njeriut identifikon muzikën e njohur brenda 100-300 milisekondash

“Përtej shkencës, të kuptuarit se si truri njeh tingujt e njohur është i dobishëm për intervenime të ndryshme terapeutike të bazuara në muzikë”.

“Për shembull, ka interesim në rritje në eksploatimin e muzikës për të depërtuar tek pacientët me demencë për të cilët memoria e muzikës duket shumë mirë e ruajtur edhe përkundër dështimit sistematik të sistemit të kujtesës”, ka thënë profesoresha Chait.