Ndërsa jeta është kthyer në normalitet pas festimeve të fundvitit, shumë njerëz po shikojnë mundësi për të humbur peshë, shkruan “Daily Mail”.
Dhe për ata që po shikojnë të humbin peshë, është një recetë për mëngjes që po bën bujë – Tosti i Vikingut.
Kjo recetë, nga libri i gatimeve “Pinch of Nom”, ka bërë bujë te njerëzit, ndërsa po shikojnë të bëjnë versionin e vetë të këtij mëngjesi që përmban më pak se 300 kalori. Ata po shpërndajnë tentimet e tyre nëpër rrjete sociale.
Ky ushqim është i ngjashëm si djathë në një tost, por është dukshëm më i lehtë.
Ky ushqim është dukshëm me më pak kalori, dhe mund të bëhet lehtë. Zgjatë më pak se 20 minuta.
Cilët janë përbërësit e “Tostit të Vikingut”?
- Djathë “Cheddar”
- Qumësht gjysmë i skremuar
- Vezë
- Qepë
- Salcë “Worcestershire”