Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Përfitimet befasuese nga ngrënia e tortave me fruta

Përveç qumështit dhe vezëve, mielli dhe sheqeri janë përbërësit tjerë kryesorë të një torte dhe janë burime të mira të karbohidrateve të cilat sigurojnë energji për trupin, trurin dhe muskujt.

Për sa kohë që nuk teprohet, konsumi i tortave sjell energji të shëndetshme për trupin.

Nëse një person, i cili dëshiron të krijojë muskuj duke bërë ushtrime, shton një copë torte në vaktin e tij para stërvitjes, mund t’i ndihmojë atij t’i arrijë qëllimet më shpejt.

Shumë nga përbërësit që shkojnë në përgatitjen e një torte përmbajnë shumë proteina dhe kalcium. Burimi kryesor i proteinave dhe kalciumit janë vezët dhe qumështi.

Mielli është burim i mirë i karbohidrateve dhe është një nga përbërësit kryesor të tortës.

“Sweet-e” ka shkruar se tortat e bëra më fruta mund të ndihmojnë tretjen për shkak të fibrave që frutat përmbajnë.

Pra nëse një tortë përgatitet nga përbërës të tjerë të shëndetshëm si frutat e arrat do të jetë dobiprurëse për organizmin.

Edhe Përfitimet e mollës në organizëm Lifestyle Përfitimet e mollës në organizëm

Disa nga frutat më të njohura për t'u pjekur me tortë janë ananasi, manaferrat dhe mollët, të cilat janë burime të mëdha fibrash. Një opsion edhe më i shëndetshëm janë tortat me karota si burim i shkëlqyer i fibrave.

Megjithatë sheqeri i shtuar në torta mund të çojë në mbipeshë dhe duhet reduktuar përdorimi i tij.

Këshillohet që si ëmbëltues të përdorën frutat e ndryshme.