Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Testi i ri 5-dollarësh mund ta detektojë kancerin brenda pesë sekondash

Një test i ri që kushton vetëm 5 dollarë mund ta detektojë kancerin e gjirit duke përdorur vetëm një pikë pështymë, sugjeron një studim, raporton “Daily Mail”.

Studiuesit në Floridë e Tajvan kanë prodhuar një test që ka madhësinë e shuplakës së dorës e që mund ta detektojë brenda sekondash kancerin e gjirit, përmes gjeneve e proteinave që gjenden në pështymë.

Shkencëtarët mendojnë se kjo mund të jetë alternativë më ekonomike për detektimin e kancerit të gjirit, sesa mamogramët e ultrazëri.

“Imagjinoni stafin mjekësor ta përdorin këtë test gjithkund. Pajisja jonë është një zgjidhje e shkëlqyeshme sepse është e përshtatshme, ka madhësinë e shuplakës së dorës si dhe është e ripërdorshme. Koha e testimit të një mostre zgjat më pak se pesë sekonda, gjë që e bën shumë efikas”, ka thënë autori i studimit Hsiao-Hsuan Wan, kandidat për doktoraturë në Universitetin e Floridas.

Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, një në pesë pacientë me kancer të gjirit është HER2 pozitiv (proteinë që ndihmon në shtimin e qelizave të kancerit).

Për më tepër, ekspertët vlerësojnë se 80% të pacientëve me kancer të gjirit kanë nivel më të lartë të proteinës CA 15-3, proteinë e cila po ashtu ndihmon në zhvillim të shpejtë të kancerit.

Ekipi pastaj mori 17 mostra të pështymës nga pacientët me kancer gjiri dhe katër nga vullnetarë të tjerë që ishin të shëndetshëm.

Edhe Një test i thjeshtë nga pështyma mund të ndihmojë në zbulimin e kancerit të zorrës së trashë Lifestyle Një test i thjeshtë nga pështyma mund të ndihmojë në zbulimin e kancerit të zorrës së trashë

Pasi ekzekutuan metodat testuese ekspertët thanë se këto teste arritën të bëjnë dallimin ndërmjet pacientëve që kishin kancer të gjirit dhe ata që nuk kishin.

“Ky studim jo vetëm që jep prova domethënëse për avancimit në metodologjinë e diagnostikimit por gjithashtu premton se do t’i revolucionarizojë praktikat e shëndetësisë publike”, thuhet në raportin e studimit.

Sidoqoftë, do të kalojnë vite derisa kjo metodë të futet në përdorim dhe të marrë aprovimin nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA (FDA) si dhe Agjencia e Rregullatorit të produkteve shëndetësore dhe ilaçeve (MHRA).