Java e modës në Milano përfundoi të hënën , pas tre ditësh intensive të sfilatave, transmeton ATSH raportimin e AFP-së. Ndërsa Parisi pret të marrë dorëzimin të martën, ja tetë tendencat që duhet të kujtohen për vjeshtë-dimër 2018-2019 :
Pantallonat e shkurtra
Pantallonat mbahen të shkurtra, me ose pa xhepa, si tek Emporio Armani, Ermenegildo Zegna ose N°21.
Më shpesh, çorapet janë diskrete. Por tek Dolce & Gabbana vendosin për çorapet rozë të kombinuara me një fustan blu të errët kadife, vjollcë me një ngjyrë të artë, ose të verdha me një fustan të kuq.

Kadifja!
Edhe
Dua Lipa sjell gjallëri në Cannes me veshje ngjyrë vjollcë
Kadifja është ultra e pranishme tek Armani si tek Emporio edhe tek Giorgio. Ajo propozohet në ngjyrën e zezë, jeshile angleze, gri ose blu e errët, në një xhaketë të thjeshtë ose në kostum .
N°21 vendos gjithashtu kadifen në tonet e ngjyrës kafe.
Tek Dolce & Gabbana, kadifja është tek xhaketat, bluzat, këpucët dhe shpesh të mbuluara me qëndisma.
E zeza është e zezë
E zeza është tendencë, në veçanti tek Armani. Mes pjesëve të stilistit 83 vjeçar; një
kostum me kuadrate të zeza. Tek Moschino po ashtu mbizotëron e zeza. Çizme me shkëlqim, pantallona të gjera, doreza plastike të gjata … Shtëpia e modës Prada, nga ana e saj, luan me nejlonin e zi, në aksesorë dhe veshje.
Edhe
Vogue do më pak zhurmë e më shumë identitet në trendet e modës të vitit 2026
Ngjyra dhe kontraste
Disa shtëpi mode propozojnë kontraste të bukura , si Prada me veshje të zeza dhe të kombinuara me një kapele të verdhë, ose një vijë të kuqe në copat e zeza. Ngjyrat gjithashtu mund të jenë të ndezura : vjollcë në një xhup sportiv, ngjyra jeshile në pallto të mbushur me tegela.

Skocez!
Donatella Versace rishikon tartanin në nuanca blu- të kuqe, e zezë -e kuqe, ose e verdhë – e zezë,; e disponueshme në xhaketa dhe pantallona, por edhe në një fund të shkurtër të veshur me çizme të gjata deri mbi gju.
Stili skocez është gjithashtu i pranishëm tek Fendi, në ngjyrë të verdhë- kafe ose tek Palm Angels, që e propozon gjithashtu në fustanet bust.
Edhe
Disenjatori elegant, i vendosur e pak misterioz
Këpucët!
Këpucët do të jenë mbresëlënëse dimrin e ardhshëm. Tek N°21 ato joshin ndjekëset e modës, në nuancat e ngjyrave kafe dhe jeshile. Armani propozon çizmet luksoze të stilit ushtarak. Një pjesë e madhe e koleksioneve janë të frymëzuara nga sportet dhe malet, si tek Armani ose Fendi. Dhe tek Prada, veshjet të kujtojnë ato të skive.