Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Suplementet e Vitaminës D nuk funksionojnë nëse keni tepër peshë, thotë një hulumtim

Suplementet e Vitaminës D mund të mos funksionojnë nëse jeni mbipeshë, thotë një studim, raporton “Daily Mail”.

Marrja e suplmenteve të Vitaminës D është e rëndësishme për të mbajtur eshtrat e forta dhe forcuar sistemin imunitar, dhe mund të ulin rrezikun nga sëmundjet serioze.

Vitamina D veçanërisht është më e ulët te njerëzit gjatë dimrit, kur nuk ka rreze dielli të forta.

Por, një studim thotë se përfitimet nga suplmentet e Vitaminës D vlejnë vetëm për njerëzit që kanë peshën të shëndetshme, e jo për ata që janë mbipeshë.

Njerëzit që janë mbipeshë ose obezë – një faktor rreziku për një numër sëmundjesh serioze, përfshirë kancerin, sëmundjen e zemrës dhe sulmet në tru – kanë efekte ‘minimale’ nga tabletat me Vitaminën D.

Edhe Çfarë ndodh me trupin nëse nuk ka mjaftueshëm vitaminë D Lifestyle Çfarë ndodh me trupin nëse nuk ka mjaftueshëm vitaminë D

Shkencëtarët besojnë se njerëzit që kanë tepër dhjam në trup e kanë të vështirë t’i metabolizojnë suplementet e Vitaminës D për përdorim në trup.

Studimi ka zbuluar se ata kanë dukshëm nivele më të ulëta të Vitaminës D në gjakun e tyre krahasuar me njerëzit me peshë të shëndetshme që kanë marrë pilula të ngjashme.

Doktoresha Deirdre Tobias, që ka udhëhequr studimin, thotë: “Ne kemi parë dallime të dukshme gjatë dy vjetëve, që tregon për reagimin më të dobët të suplementeve të Vitaminës D te personat me mbipeshë. Duket se po ndodh diçka ndryshe me metabolizimin e Vitaminës D te personat me mbipeshë”, thotë Tobias, nga spitali “Brigham & Women’s”.

Për studimin, që është publikuar në “Jama Network Open”, hulumtuesit kanë analizuar të dhënat e studimeve për Vitaminë D, të bëra nga “VITAL” me seli në SHBA.

Ata kanë analizuar 26 mijë persona që kanë marër çdo ditë suplemente të Vitaminës D për pesë vjet nga viti 2010 deri në vitin 2018.

Gjithë pjesëmarrësit ishin mbi 50 vjet, dhe nuk kishin kancer apo sëmundje të zemrës në fillim të studimit.

Edhe A mund ta ngadalësojë vitamina D procesin e plakjes? Lifestyle A mund ta ngadalësojë vitamina D procesin e plakjes?

Gjysma e tyre kanë marrë pilulë sasisë 2000 IU të Vitaminës D në ditë, apo pesë herë më tepër se doza e rekomanduar nga autoritetet amerikane.

Gjysma tjetër kanë marrë placebo (hap pa efekt).

Rezultatet kanë treguar se ka në përgjithësi 20 për qind rrezik më të ulët nga kanceri.

Studiuesit nga Brighami kanë rianalizuar të dhënat nga rreth 16 mijë pjesëmarrës që kanë bërë kontrolle të gjakut kur nisi hulumtimi dhe pas dy vjetëve nga studimi.

Në mostra janë 6600 persona që hynë me masën trupore (BMI) në kategorinë mbipeshë dhe 4400 që hynin në kategorinë obeze.

Edhe Roli i vitaminës D në parandalimin dhe zhvillimin e kancerit Lifestyle Roli i vitaminës D në parandalimin dhe zhvillimin e kancerit

Në studim tregojnë se dy grupet kanë një rritje të nivelit të Vitaminës D në gjak. Por, dukshëm më tepër sasi kanë pasur grupet që nuk ishin mbipeshë apo obezë.

Shkencëtarët thonë se personat në mbipeshë apo obezët mund të kenë nivele më të ulëta të Vitaminës D pasi trupi i tyre nuk po e metabilizon si duhet dhe po shkon pak prej sasisë në gjak.