Suplementet e vajit të peshkut që përmbajnë Omega 3 nuk janë aq të dobishme për zemrën sa është menduar, tregon hulumtimi i zhvilluar nga Rrjeti i pavarur Global Cochrane.
Sipas lajmit të BBC-së, hulumtimi i Global Cochrane, rrjet i pavarur global që përfshin ekspertët nga fusha e shëndetit si dhe pacientët, tregoi se vetëm 1 në 1.000 persona që kanë marrë suplemente të Omega-3 kanë përfituar nga kjo në aspektin e vërtetë.
Në hulumtim janë ekzaminuar eksperimentet e bëra ndaj më shumë se 100 mijë personave dhe nuk u gjetën pothuaj se aspak dëshmi se suplementi i Omega-3 mbron zemrën.
Ekspertët ndërkohë duke vënë re se peshku i yndyrshëm është i dobishëm për shëndetin, sugjerojnë që të konsumohet peshk dy herë në javë nga të cilët një i yndyrshëm.
-
Suplementet e vajit të peshkut janë jo shumë të dobishme për zemrën
-
Suplementet me omega-3 nuk sjellin përfitime kundër Alzheimerit
-
Kur është koha e duhur për të përdorur vajin e peshkut
-
Mrekulli apo mashtrim? E vërteta rreth suplementeve me vaj peshku
-
Çka i ndodh trupit kur konsumohet peshku rregullisht?