Suplementet e vajit të peshkut që përmbajnë Omega 3 nuk janë aq të dobishme për zemrën sa është menduar, sipas një studimi të zhvilluar nga rrjeti i pavarur “Global Cochrane”.
Studimi i “Global Cochrane”, rrjet i pavarur global që përfshin ekspertë nga fusha e shëndetit si dhe pacientë, tregoi se vetëm 1 në 1 000 persona që kanë marrë suplemente të omega-3 kanë përfituar nga kjo në aspektin e vërtetë, transmeton atsh.
Në studim janë ekzaminuar eksperimentet e bëra tek më shumë se 100 mijë persona dhe nuk u gjetën pothuajse aspak dëshmi se suplementi i omega-3 mbron zemrën.
Ekspertët ndërkohë duke vënë re se peshku i yndyrshëm është i dobishëm për shëndetin, sugjerojnë që të konsumohet peshk dy herë në javë.
-
Suplementet e vajit të peshkut nuk janë aq të dobishme për zemrën
-
Suplementet me omega-3 nuk sjellin përfitime kundër Alzheimerit
-
Suplementet me vaj peshku mund të ndikojnë negativisht në tru
-
Kur është koha e duhur për të përdorur vajin e peshkut
-
Mrekulli apo mashtrim? E vërteta rreth suplementeve me vaj peshku